UNI-Universum International College me staf ndërkombëtar: Njihuni me Dekanen – Prof. Dr. Isabel Salvat

Isabel Salvat
BlogLajme

UNI-Universum International College me staf ndërkombëtar: Njihuni me Dekanen – Prof. Dr. Isabel Salvat

Pjesë e UNI-Universum International College është Dekanja Prof. Dr. Isabel Salvat, e cila mbulon rolin e Dekanes për Biznes, Teknologji, Dizajn dhe Shkenca Shëndetësore.

Dekanja Salvat rrugëtimin e saj akademik e filloj në fakultetin e Mjekësisë, me titull Doktoreshë dhe Kirurge në Universitetin e Barcelonës. Për më tepër Dr. Salvat u diplomua edhe në programin Menaxhim të Marketingut.

Dr. Salvat ka punuar në sektorin farmaceutik për më shumë se 35 vite dhe ka një përvojë prej 7 viteve në sektorin e arsimit të lartë.

Dr.Salvat fillimisht u bë Ligjëruese në Menaxhim, Lidership, Marketing, Strategji dhe Sipërmarrje në EU Business School në Barcelonë, ku më vonë u bë Zv. dekane dhe drejtoreshë e programit MBA dhe pas vetëm gjashtë muajsh u bë Dekane.

Për Dr.Salvat pjesa më e mirë e mësimdhënies ka të bëjë me transformimin e rrugëtimit nëpër të cilin kalojnë studentët.

Në fjalët e Dr Salvat: Për mua, pjesa më e mirë për sa i përket mësimdhënies ka të bëjë me të qenit dëshmitare e transformimit të rrugëtimit nëpër të cilin kalojnë studentët. Prandaj, unë i shoh ata/ato duke u zhvilluar, rritur dhe arritur rezultatin e mësimdhënies sime me ta.”

Poashtu, dekanja Salvat tregon edhe për mundësitë që ka sjell partneriteti mes UNI dhe Arizona State University për studentët, për t’i mësuar dhe udhëzuar studentët gjatët përvojës së tyre akademik, dhe se si kjo mundësi do të pasurojë përvojën studentore dhe akademike të studentëve të UNI.

Duke e pyetur për vizionin që ajo ka për Universum International College, ajo përgjigjet:

“Unë e shoh të ardhmen e Universumit si frymëzim për studentët të bëhen lider të ardhshëm, qytetarë global dhe duke kontribuar kështu për një ardhme më të mirë, duke filluar nga Kosova dhe deri në pjesën tjetër të botës.

UNI është krenar që Dr.Isabel Salvat është pjesë e tij, në një rol kyç si Dekane e Biznes-it, Teknologji-së , Dizajn-it dhe Shkenca-ve Shëndetësore, dhe që gjatë viteve të ardhshëm do të drejtojë dhe të sjellë zhvillimin e saj operacional, marketing dhe akademik në UNI.

Përmes një stafi me përvojë të pasur, UNI kontribuon në përmirësimin e ciklit të arsimimit dhe në fuqizimin e brezit të ardhshëm të liderëve të ardhshëm në nivel global.

Bëhu pjesë e UNI dhe mëso nga një ambient i frytshëm dhe një staf i përkushtuar që është gati të ndajë përvojën e tyre të pasur akademike dhe profesionale!

Ndiqni videon e plotë këtu!

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.