UNI – Universum International College ofron qasje në arsim global për studentët kosovar

New-Instagram-Post_1-UNI-Social-Media_May-2023 (1)
ASULajme

UNI – Universum International College ofron qasje në arsim global për studentët kosovar

UNI – Universum International College po ndryshon arsimin në Kosovë përgjithmonë! UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Arizona State University për të nëntin vit radhazi, renditet në vendin e parë për inovacion nga US News & World Report, duke dalë para MIT, Stanford dhe Harvard.

Të gjithë studentët të cilët diplomojnë nga UNI – Universum International College do të pajisen me diplomë të Fuqizuar nga Arizona State University.

Partneriteti i ri bashkëpunues i Universumit me ASU-në do të sigurojë që studentët dhe mësimi të mbeten në qendër të fokusit të universitetit, duke hapur dyer të reja për studentët që të kenë qasje në ato që ofron kurrikula e ASU-së, mundësitë kërkimore-shkencore, si dhe mundësitë e reja për bashkëpunim dhe mësim të ndërsjellë për profesorët dhe stafin e UNI. Përveç ofrimit të programeve me diploma të dyfishta për studentët, gjithashtu do të krijohet një lidhje më e gjerë me industrinë dhe ndërmarrësinë globale.

Përmes këtij partneriteti, mund të përfitojnë edhe studentët nga institucionet tjera të cilët i TRANSFEROJNË studimet në Universum dhe të marrin diplomë të fuqizuar nga Arizona State University.

Transfero të gjitha provimet nga universiteti paraprak përfito 30% zbritje & shkëmbim semestral në njërin nga 221 Universitetet Partnere në 26 shtete të BE-së me BURSË të plotë. Shiko programet e akredituara për studime në UNI – Universum International College: bit.ly/3RSvNCX 

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram