𝐂𝐞𝐫𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢𝐚 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐞 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐔𝐍𝐈𝐊, 𝐩𝐨 𝐯𝐣𝐞𝐧…🚀

Ceromonia e diplomimit universum
BlogLajmeShpallje

𝐂𝐞𝐫𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢𝐚 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐞 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐔𝐍𝐈𝐊, 𝐩𝐨 𝐯𝐣𝐞𝐧…🚀

Një ngjarje e rëndësishme për të kurorëzuar vitet e studimeve po afrohet në UNI-Universum International College. Më datë 𝟐𝟓 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒, nga ora 17:00 do të organizohet Ceremonia e Diplomimit për gjeneratën 2021/2022 të programeve 𝐁𝐚𝐜𝐡𝐞𝐥𝐨𝐫 e Profesional dhe gjeneratën 2022/2023 të programeve 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫, në 𝐊𝐥𝐚𝐧 𝐀𝐫𝐞𝐧𝐚.

UNI fton të gjithë absolventët të jenë pjesë e kësaj ceremonie. Konfirmojeni pjesëmarrjën tuaj përmes linkut: https://forms.gle/yV7g5wFeNz5XBTjd8

Pas konfirmimit përmes këtij linku, duheni që secili nga ju, të paraqiten në kampuset e UNI – Universum International College për të marr uniformën e Ceremonisë së Diplomimit.

Afati i fundit për tërheqjen e uniformës dhe kryerjen e pagesës është data 15 qershor 2024.

Ceremonia e diplomimit si një triumf për të gjithë studentët e diplomuar nga ky universitet, shënon përmbylljen e një epokë të rëndësishme, atë të studimeve dhe trajnimeve akademike në një mjedis inovativ, digjitalisht të avancuar, që nxit kreativitetin, kërkimin, punën ekipore, inovacionin dhe mentalitetin ndërmarrës, si dhe përfundimin e një eksperince të jashtëzakonshme të cilët studentët patën mundësinë dhe knaqësinë t’a kishin si pjesë e universitetit nr.1 në vend, në përkushtimin dhe kontribimin e dhënë gjatë rrugës sfiduese të çdo studenti.

E vecanta e këtij eventi është që tashmë studiuesit do të pajisen me diplomën e fuqizuar nga Arizona State University pra, një titull i njohur ndërkombëtarisht.

Me mbi 85% studentë të diplomuar dhe të punësuar pas studimeve, ky numër është dëshmi që UNI mbetët një portë e hapur dhe e sigurt drejtë botës.

Ceremonia do të jetë një kujtim suksesi për të gjitha ata që dalin të diplomuar, e të gatshëm për t’a vazhduar rrugëtimin e tyre jetësor, si një aspektin akademik e profesional ashtu edhe përgaditjen e tyre personale për jetën dhe leadership-in, qytetarinë e mirë dhe kulturën.

Krijo suksesin tënd, me 𝐞𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 sepse Ti je Unik. Bëhu edhe ti pjesë e së ardhmës premtuese. Për më shumë info. kliko KËTU.

Gjithashtu kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.