13 profesorë nga Evropa bashkohen në Kosovë për Javën Nderkombëtare të Mësimdhenies

nderkombetare, teaching week, universum, uni
LajmeNderkombetare

13 profesorë nga Evropa bashkohen në Kosovë për Javën Nderkombëtare të Mësimdhenies

Sot shënon fillimi i ngjarjes së shumëpritur, Java e Gjashtë Ndërkomëtare e Mësimdhënies, organizuar nga UNI-Universum International College powered by Arizona State University. Ngjarja do te zgjas nga data 4 deri më 8 dhjetor, ku marrin pjesë profesorë të njohur nga universitetet partnere nga vende si Belgjika, Portugalia, Rumania, Lituania,  Polonia dhe Bullgaria.

Profesorët pjesëmarrës vijnë nga institucione të njohura si Universiteti Mykolas Romeris, (Lituani) Thomas More (Belgjikë) Universiteti Powislanska (Poloni), Instituto Politécnico de Santarém (Portugali), Dimitrie Cantemir University (Rumani) dhe Universiteti i Veliko Turnovo (Bullgari). Lista e plotë e ligjëratave dhe punëtorive të zhvilluara nga këta profesorë ndërkombëtarë mund të gjindet në orarin e ngjarjes.

Gjatë kësaj jave do të ketë aktivitete të ndryshme akademike, ligjërata me studentët e UNI, workshope dhe shume aktivitete të tjera kulturore. Kjo nismë rithekson përkushtimin e #UNI-t për ndërkombëtarizimin, duke e pozicionuar atë si institucioni lider në rajon për nxitjen e një mjedisi akademik të globalizuar. Ndërsa dita e parë po shpaloset, studentët dhe profesorë presin me padurim pasurinë e njohurive dhe shkëmbimit kulturor që premton të japë Java Ndërkomëtare e Mësimdhënies.

Qëndroni të kyçur për përditësime dhe njoftime për këtë ngjarje.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

#UNI është institucioni 𝐧𝐨#𝟏 në rajon për ndërkombëtarizim.

#EmpoweringKosova