Bëhuni një nga 2 përfituesit e bursave të plota në Spanjë | APLIKO TANI

leon
LajmeNderkombetare

Bëhuni një nga 2 përfituesit e bursave të plota në Spanjë | APLIKO TANI

UNI– Universum International College hap thirrjen për aplikim për bursa për shkëmbim studentor në University of Leon në Spanje, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ KA171.
Ftojmë studentët e  Fizioterapisë, Infermierisë, Shkenca Kompjuterike dhe Biznes Menaxhment në Bachelor në të gjitha kampuset e UNI– Universum të aplikojnë për shkëmbim semestral.
Informata mbi shkëmbimin:

  • Shkëmbim i studentëve për studime semestrale
  • Periudha e studimeve: Semestri pranveror
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
  • Kompensim mujor: 850 euro
  • Shpenzimet e transportit vajtje – ardhje: 275 euro


Kriteret e nevojshme për aplikim:

  • Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në UNI
  • Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në UNI
  • Nota mesatare të paktën 7.5

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1 ose B2
  • Transkipta e notave në Gjuhë Angleze
  • Kopje e pasaportës
  • 1 fotografi
Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Të gjitha informatat e detajuara rreth aplikimit, procedurave, përvojave të studentëve, kliko KETU (obligative).

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga UNI– Universum International College.

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 1 DHJETOR!

Për çdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyrën Ndërkombetare. Është kënaqësi e jona të ju ndihmojmë në transformim të jetës përmes studimeve jashtë vendit.

#TransformoJeten #StudioJashteVendit #UniversumEshteNderkombetar #EmpoweringKosova

Na ndiqni në Facebook Instagram