10 anëtarë të stafit të UNI-Universum International College ndjekin trajnime në Universitetin e Valladolid në Spanjë

Stafi Uni- International College
News

10 anëtarë të stafit të UNI-Universum International College ndjekin trajnime në Universitetin e Valladolid në Spanjë

Ndërkombëtarizimi është ndër aspektet më të rëndësishme të planit strategjik të UNI-të për të mbështetur misionin kryesor, i cili është të mbështesë studentët, stafin dhe të gjithë komunitetin e Universum International College që të bëhen qytetarë të mirë, liderë të suksesshëm të përparojnë në epokën digjitale dhe të globalizuar.

UNI-Universum International College fuqizuar nga Arizona State University është një institucion i cili vazhdon të çelë rrugën për shkollimin e lartë me nivel global dhe integrimin e stafit në skenën ndërkombëtare të arsimit, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit.

Përmes partneriteteve dhe angazhimit të fortë për përparimin e arsimit, UNI është duke mundësuar në mënyrë të vazhdueshme një valë të re mundësish për zhvillimin profesional të stafit të saj nëpërmjet trajnimeve në universitetet partnere.

Si dëshmi e përpjekjes së vazhdueshme për ndërkombëtarizim, së fundmi, 10 anëtarë të stafit të UNI-të kanë pasur mundsësinë të marin pjesë në trajnime në Universitetin e Valladolit në Spanjë, ku gjithashtu përfaqësuan UNI-në para universiteteve të tjera pjesëmarrëse nga e gjithë bota.

 

UNI bashkëpunon me 221 partner universities, and nëpërmjet këtyre mundësive të ofruara për stafin, studentë dhe shumë akterë të tjerë, UNI demonstron se është një lider në fushën e ndërkombëtarizmit arsimor në rajon.

Universiteti i Valladolid-it është një universitet publik i vendosur në qytetin e Valladolid, në Spanjë dhe është një ndër universitetet më të vjetra në botë, i cili u themelua në shekullin e 13-të.

Kjo është vetëm një përfaqësim i angazhimit të UNI-të për të rritur kapacitetet e stafit të saj dhe për të ndihmuar në zhvillimin e njohurive dhe aftësive të tyre në nivel ndërkombëtar, dhe për të promovuar një qasje të hapur ndaj arsimit global, qasje e cila reflektohet në përkushtimin e UNI-të për të lehtësuar qasjen dhe përvojën ndërkombëtare për të gjithë anëtarët e komunitetit të tyre.

Përmes kësaj përpjekjeje të vazhdueshme për të ndërtuar lidhje të forta ndërkombëtare dhe për të përmirësuar aftësitë dhe kapacitetet e stafit, UNI tregon se arsimi nuk njeh kufij, dhe se ndikimi i tyre shkon përtej mureve të kampusit të tyre.

Bëhu edhe ti pjesë e përvojave të tilla akademike!

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook and Instagram.