Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Universum International College & kompanisë Speex

447901373_18438105493005654_2918563689219938717_n-e1718808727250-770x400-_1_
News

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Universum International College & kompanisë Speex

Një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të karrierës studentore! UNI-Universum International College dhe kompania Speeex kanë nënshkruar një Memorandum për Bashkëpunim të Ndërsjellë.

Si përfaqësues të këtij memorandumi ishin Presidenti z.Alejtin Berisha nga Univesum International College, ndërsa kompania Speeex u përfaqësua nga Z.Fikret Murati. Ky bashkëpunim siguron mundësi të reja për studentët/et dhe shpalos një model të fortë të marrëdhënies mes botës akademike dhe biznesit.

Kompania Speeex, e njohur për ofrimin e shërbimeve ndaj klientëve dhe përkushtimit të tyre ndaj ofrimit të zgjidhjeve kreative për sfidat e biznesit ofron mundësi të shumta për studentët e UNI-të, për të kryer praktikë profesionale, si dhe të punësohen me gjysmë-orari përmes programit të studimeve duale.

Përvec kësaj, studentët gjithashtu kanë mundësinë për t’u punësuar me orar të shkurtër poashtu përmes programit të studimeve duale, duke i lejuar ata të ndërtojnë një portfolio i cili do të reflektojë mbi aftësitë e tyre në raport me përgaditjen profesionale dhe krijimin e një karriere.

Në anën tjetër, bashkëpunimi përmban edhe një avantazh për kompaninë Speeex. UNI- Universum International College do të ftojë stafin e kompanisë Speex për t’u bërë pjesë e ligjëratave në disa lëndë përkatëse, për të ndarë përvojat e tyre profesionale në biznes dhe për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Ky bashkëpunim dëshmon për përpjekjen e vazhdueshme të UNI-të për të përgaditur studentët/et me të gjitha aftësitë për t’u integruar në tregun e punës.

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar here!

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook and Instagram.