Studentët e Kolegjit Universum përfitojnë bursa studimi nga Fondacioni “Anne & Erion Hasa”

Studentët e Kolegjit Universum përfitojnë bursa studimi nga Fondacioni “Anne & Erion Hasa”
Lajme

Studentët e Kolegjit Universum përfitojnë bursa studimi nga Fondacioni “Anne & Erion Hasa”

Studentët e Kolegjit Universum në kuadër të lëndes “Community Service” në formë vullnetare po angazhohen në projekte reale në të mirë të komunitetit. Pas realizimit me sukses të këtyre projekteve, dhe me qëllim që ti ndihmojnë studentët në arritjen e potencialit të tyre të plotë dhe ti përkrahin në vazhdimin e realizimit të iniciativave të tilla, Fondacioni “Anne & Erion Hasa” kanë ndarë bursa studimi për studentet Luljeta Jashari, Antigona Hasani dhe Anila Qerimi.

Përfitues të bursave ishin edhe studentet Erta Reçica, Leonit Rafizi dhe Ensara Halilaj, bursë kjo e ndarë si shenjë mirënjohje dhe motivimi për arritje në studime.

Fondacioni “Anne & Erion Hasa” është themeluar në vitin 2021. Një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm në fokusin e 犀利士
këtij fondacioni zë mbështetja e të rinjëve në shkollim. Të bindur se arsimimi i gjeneratave të reja ndikon direkt në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe zhvillimin e vendit, fondacioni po zhvillon një aktivitet intensiv në këtë drejtim.

Për më shumë informata rreth projekteve të tilla kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.

Leave your thought here

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *