Studenti nënshkroi kontratë pune pak qaste pas diplomimit!

NenshkrimiKontrates
Lajme

Studenti nënshkroi kontratë pune pak qaste pas diplomimit!

Pas 3 vite studime në Kolegjin Universum, sot studenti Shqipdon Sylaj mbrojti me sukses punimin e diplomes në Dept. Shkenca Kompjuterike. Shqipdoni ka krijuar një aplikacion për evidentimin e pjesëmarrjes së studentëve në ligjërata.

E veçantë e kësaj dite për Shqipdonin, familjarët dhe studentët e tjerë që ishin prezent në sallë përveç vlerësimit maksimal nga mentori dhe anëtarët e komisionit për punimin e shkëlqyer ishte se pak qaste pak diplomimit Shqipdoni nënshkroi edhe kontratën për punësim në kompaninë “Vision Agency”.

E gjithë kjo falë bashkëpunimit të Kolegji Universum me kompani dhe institucione brenda dhe jashtë vendit duke iu mundësuar studentëve punë praktike gjatë studimeve dhe punësim të garantuar pas diplomimit.

Pra studentët tanë po punojnë për tregun global që nga viti i parë i studimeve në pozita si Programer, IT, Data Security, Digital Marketing, Project Management, Content Writing etj.

Për më shumë info rreth Programit Shkenca Kompjuterike, mundesive për punë praktike dhe punësim gjatë studimeve ndiqni faqet e Kolegjit Universum në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +377 44 144 062.

Leave your thought here

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *