UNI-Universum International College fiton grantin prej 600,000€ për ndërtimin e Qendrës së Inovacionit për Mekatronikë dhe Robotikë

Projekti KCF
Lajme

UNI-Universum International College fiton grantin prej 600,000€ për ndërtimin e Qendrës së Inovacionit për Mekatronikë dhe Robotikë

UNI-Universum International College powered by Arizona State University ka arritur një sukses të madh duke fituar një grant në vlerë prej 600,000€, për ndërtimin e një qendre inovative për mekatronikë dhe robotikë.

Në një ceremoni të organizuar nga Fondi Kosovar Sfida, UNI u shpall fitues i grantit, i cili do të luajë një rol të rëndësishëm në avancimin e arsimit teknologjik në vend.

Ky grant u mundësua nga Kosovo Challenge Fund dhe mbështetet nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, KfW, si dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Qendra e Inovacionit për Mekatronikë dhe Robotikë është një projekt që do t’ju ofrojë studentëve të UNI-të mundësi të shkëlqyera për të zhvilluar aftësi praktike dhe për të përgatitur profesionistë të rinj në fushat e teknologjisë së avancuar.

Qendra per Mekatronike dhe Robotike

Përmes kësaj qendre, studentët do të kenë qasje në pajisje të sofistikuara dhe laboratorë të specializuar, duke ju mundësuar hapësirë për eksperimentim dhe inovacion.

Projekti mbështetet nga KCF, me qëllim të rritjes së kapacitetet teknologjike të Kosovës dhe për të nxitur zhvillimin e industrive të reja përmes inovacionit dhe hulumtimeve teknologjike.

Kjo iniciativë vjen në një kohë kur vendi ka nevojë të madhe për profesionistë të kualifikuar në fusha si mekatronika dhe robotika, duke kontribuar kështu në rritjen ekonomike dhe në përmirësimin e sektorit të arsimit.

Ky sukses është një hap i madh përpara për UNI-në dhe për të gjithë sektorin e arsimit të lartë në Kosovë.

Qendra e inovacionit për mekatronikë dhe robotikë pritet të jetë një burim i rëndësishëm për avancimin teknologjik të studentëve dhe profesionistëve të rinj në vend, duke e vendosur Kosovën në një pozitë më të fortë në industrinë globale të teknologjisë.

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!


Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.