100% green, UNI-Universum International College, institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë, me shfrytëzimin e energjisë të ripërtrishme në të gjitha kampuset

Marreveshja per energji solare
Lajme

100% green, UNI-Universum International College, institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë, me shfrytëzimin e energjisë të ripërtrishme në të gjitha kampuset

UNI-Universum International College powered by Arizona State University është institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë i cili ka transformuar mjedisin e tij arsimor pas nënshkrimit të marrëveshjes për shfrytëzimin e energjisë të ripërtrishme në të gjitha kampuset e universitetit.

Kjo iniciativë dëshmon përkushtimin e UNI-it për të qenë nismëtar i arritjes së qëllimeve për Zhvillim të qëndrueshëm nga Kombet e Bashkuara (UN), duke pajisur kampuset me teknologji të energjisë efiçiente dhe të gjelbërt.

Furnizimi i energjisë nga dielli përmes paneleve është parë si zgjidhje për të reduktuar ndikimin negativ të ndotjës së mjedisit në kampuset ku studentët e UNI-Universum International College kalojnë shumicën e kohës së tyre si dhe një përparësi për të zvogëluar koston e përdorimit të burimeve tradicionale të energjisë, kështu duke u fokusuar në atë diellore, e cila qëndron si burim i përhershëm, afatgjatë dhe ndikon në pastërtinë e përgjithshme.

Ky projekt i UNI-it dëshmon edhe një herë tjetër ndërgjegjjen e thellë të institucionit për impaktin e tij në përgjegjësinë publike, sidomos në atë të brezave të ardhshëm, në këtë rast të studentëve, duke i’u mundësuar atyre një hapësirë sa më të avancuar në procese të tilla inkurajuese.

Përdorimi i kësaj forme të furnizimit me energji është një shembull pozitiv dhe pozicionon UNI-Universum International College në rangun e universiteteve lidere në rajon, kështu duke u bërë frymëzim për gjeneratat e reja, në zhvillime inovative.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.