UNI – Universum International College ka nënshkruar Memorandum për Bashkëpunim me komunën e Tuzit

UNI - Universum International College ka nënshkruar Memorandum për Bashkëpunim me komunën e Tuzit
ASULajme

UNI – Universum International College ka nënshkruar Memorandum për Bashkëpunim me komunën e Tuzit

UNI – Universum International College nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Tuzi në Mal të Zi, duke caktuar standardet të reja për shkollim  dhe gjithëpërfshirje në Kosovë. Kjo marrëveshje do të siguroj që maturantët e komunës së Tuzit të kenë më shumë mundësi të përparojnë në aspektin akademik dhe karrierën e tyre profesionale.

Ky bashkëpunim i rëndësishëm hap shtigje të reja për studentët, duke shfaqur përkushtimin e UNI-së në ofrimin e një përvoje arsimore me orientim global. I përfaqësuar nga drejtori Suat Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij, UNI – Universum International College mundëson që të gjithë këta maturantë të ndjekin lëndë online nga shkolla më numër 1 në botë për Global Management, Thunderbird School of Global Management, dhe Arizona State University, i rankuar si universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, maturantët e Tuzit mund ta kryejnë lëndën për ndërmarrësi ndërkombëtare dhe inovacion.

Poashtu, Memorandumi për Bashkëpunim  do të ofrojë bursa për 3 vite studimi dhe mundësi për diplomë të dyfishtë ndërkombëtare, për studentët shqipëtar potencial nga Mali i Zi.

UNI – Universum International College vazhdon të hapë rrugën për shkollim në Kosovë dhe përtej. UNI mbetet i përkushtuar në misionin e tij për të fuqizuar të ardhmen dhe për të frymëzuar ndryshimin. Përmes iniciativave inovative, partneriteteve strategjike dhe përkushtimin për suksesin e studentëve, UNI po përgatit udhëheqës dhe inovatorë  të së ardhmes. 

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.