Studentët e nivelit Master në UNI – Universum International College certifikohen nga Thunderbird School of Global Management

Studentet
Lajme

Studentët e nivelit Master në UNI – Universum International College certifikohen nga Thunderbird School of Global Management

Në kuadër të bashkëpunimit në mes UNI – Universum International College dhe Arizona State University, studentët e nivelit Master kanë qasje direkte në lëndët online të ofruara nga Thunderbird School of Global Management. Kësaj radhe, studentët kanë ndjekur lëndën ‘Nërmarrësi globale dhe inovacion’. Studentët të cilët me sukses kanë përfunduar këtë lëndë janë certifikuar ekskluzivisht nga Thunderbird.

Ky lëndë do t’i ndihmojë studentët që t’i realizojnë aspiratat ndërmarrëse dhe të përparojnë në karrierë në këtë periudhë të ndryshimit të shpejtë pavarësisht nëse studentët janë duke filluar një biznes, duke kërkuar një ngritje në detyrë ose duke aplikuar për mundësi të reja. Lënda do të eksplorojmë shumë tema kryesore me fokus në dinamikën globale, me strategji të testuara të shekullit të 21-të për krijimin e vlerës në ndërmarrjet e reja dhe ekzistuese në të gjithë sektorët.

Për Arizona State University dhe UNI – Universum International College, ndërmarrësia nuk është vetëm një fjalë; është një mentalitet, një përkushtim për të sfiduar status quo-në dhe një përkushtim për të gjetur zgjidhje kreative për problemet komplekse. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, studentët nuk po fitojnë vetëm një certifikim; ata po fitojnë mjetet për të bërë një ndikim domethënës në botë, duke mishëruar frymën ambicioze dhe vizionare të Arizona State University.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.