Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University

Class of 2024
BlogNews

Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University

Gjenerata e dytë e studentëve të UNI-Universum International College diplomoi me diploma të fuqizuara nga Arizona State University.

Ky partneritet mes UNI dhe Arizona State University shënon një arritje të rëndësishme në aspektin arsimor, duke u ofruar studentëve një mundësi unike të standardeve të larta akademike ndërkombëtare.

Përmes këtij bashkëpunimi të themeluar mbi parimin e nxitjes së perspektivave globale, UNI është përpjekur vazhdimisht t’u ofrojë studentëve UNIK mundësi të shumëllojshme në të gjithë përvojën e tyre studentore.

Ky partneritet ju ka mundësuar studentëve një përvojë më të mirë dhe programe më të pasura për avancimin e tyre profesional, duke filluar nga Kursi i Inovacionit, Master Class, Universiteti veror, Shkëmbime semestrale, Global signature Courses, Trajnime dhe punëtori, Lëndë nga Thunderbird School of Global Management, e deri tek Diplomat e dyfishta ndërkombëtare.

Partneriteti me ASU u ka ofruar studentëve të UNI qasje në një gamë të gjerë burimesh akademike, ekspertizë të fakultetit dhe mundësi kërkimi. Ky bashkëpunim ka pasuruar përvojën arsimore në UNI, duke i pajisur të diplomuarit me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të shkëlqyer në një botë dinamike.

Me një përkushtim ndaj inovacionit, UNI vazhdon të hapë rrugën për gjeneratat e ardhshme të liderëve globalë. Së bashku UNI- Universum International College dhe Arizona State University kanë krijuar një mundësi UNIKE për studentët, për të arritur sukses akademik duke përqafuar diversitetin kulturor dhe duke nxitur një mentalitet global.

Ndërsa UNI- Universum International College po shkon drejt së ardhmes, diplomimi i gjeneratës së dytë me diploma të fuqizuara nga Arizona State University shënon një të ardhme të fuqizuar dhe premtuese për të rinjtë e Kosovës.

Të diplomuarit e UNI-të të gjeneratës 2024 tashmë po fillojnë rrugëtimin e tyre të ri me diploma të fuqizuara dhe të gatshëm për të formësuar të ardhmen me njohuri, vendosmëri dhe një përkushtim për të bërë një ndryshim në botë.

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar here!

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook and Instagram.