UNI-Universum International College edhe këtë vit pjesë e Prishtina Fashion Night

Prishtina Fashion Night
News

UNI-Universum International College edhe këtë vit pjesë e Prishtina Fashion Night

Studentët e UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State University kanë qenë pjesë e ngjarjes më të madhe të modës në Kosovë: Prishtina Fashion Night më 7 korrik 2024, për të prezantuar kreacionet e tyre.

Prishtina Fashion Night ka sjellë së bashku studentët e UNI-të nga departamenti i Dizajnit të Modës dhe dizajnerët me famë vendore dhe ndërkombëtare. Kjo mundësi i shërbeu studentëve të UNI-të të ekspozojnë kreacionet e tyre para një audience të gjerë, duke ju mundësuar hapësirë për krijimin e rrjetit, shkëmbimin e ideve dhe zhvillimin e fushës së modës.

Kjo ngjarje jo vetëm që ka pasur për qëllim të mbështesë talentet vendore, por gjithashtu ka pasur për qëllim të përfshijë një spektër të gjerë të stileve dhe të teknikave të modës, duke reflektuar mbi diversitetin dhe kreativitetin që karakterizon UNI-Universum International College.

Me një komunitet të motivuar dhe një platformë të fuqishme, studentët e dept. Fashion design Universum International College kanë pasur mundësinë të tregojnë se sa mund të arrijnë me pasionin dhe përkushtimin e tyre për fushën e modës.

Madje, duke qenë se ky event ka pasur për fokus modën, organizatorët e eventit kanë shpërblyer publikun apo personin me veshjen më të bukur me një vlerë prej 100€.

Prishtina Fashion Night ishte një sukses i madh dhe një frymëzim për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e kreativitetit dhe shprehjes së artistëve të rinj në Kosovë.

Andaj, bëhuni pjesë e UNI-Universum International College, fuqizuar nga Arizona State University dhe mësoni teknikat dhe modelet më të fundit me teknologjinë më innovative që janë të bazuara nga kërkimet e tregut dhe të frymëzuara nga historia, arti dhe kultura.

Përmes rrjetizimit dhe praktikës profesionale, UNI- Universum International College ju mundëson studentëve të bëhen jo vetëm stilist/e, por të kenë vizion inovativ dhe të jenë profesionistë të gatshëm dhe të suksesshëm për tregun e punës.

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook and Instagram.