Hapet thirrja për Javën Ndërkombëtare të Stafit në Kauno Kolegija | 4-8 Dhjetor 2024

lituani
LajmeNderkombetare

Hapet thirrja për Javën Ndërkombëtare të Stafit në Kauno Kolegija | 4-8 Dhjetor 2024

UNI – Universum International College hap thirrjen për shkëmbim të stafit për në Kauno Kolegija, Lituani
 
Në kuadër të ndërkombetarëzimit, Zyra Ndërkombëtare e UNI – Universum International College fton të gjithë stafin, nga të gjitha departamentet dhe kampuset e UNI-Universum të aplikojnë për shkëmbim të stafit në Kauno Kolegija, Lituani.
 
Informata mbi shkëmbimin:
 
  • Periudha e shkëmbimit: 4-8 Dhjetor 2023
  • Kohëzagjatja e bursave: 5 ditë + 2 ditë udhëtim (1 javë)
  • Shteti: Lituani
  • Universiteti: Kauno Kolegija
 
Kriteret e perzgjedhjes:

  • Aplikuesi duhet të jetë anëtar i stafit dhe të ketë kontratë të lidhur me UNI-Universum;
  • Aplikanti duhet të jetë i gatshëm të kontribuojë në objektivat e përgjithshme të UNI – Universum
  • Njohuri e Gjuhës Angleze (së paku niveli B2)
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Përparësi përzgjedhje kanë stafi qe ka qenë aktiv në aktivitetet akademike, sociale dhe promovuese të UNI – Universum 
  • Përparësi përzgjedhje kanë stafi që nuk kanë perfituar më heret ndonjë bursë/trajnim jashtë vendit nga UNI – Universum
Aplikimi bëhet online KËTU
 

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 10 Nëntor. 

Për cdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyrën Ndërkombetare.