Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për bursa për shkëmbim studentor në “Valencia Polytechnic University” në Spanjë, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ KA171

Valencia Polytechnic University - UNI - Universum International College
LajmeNderkombetare

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për bursa për shkëmbim studentor në “Valencia Polytechnic University” në Spanjë, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ KA171

Ftojmë studentet e nivelit Bachelor ne drejtimet Biznes dhe Menaxhment dhe Shkenca Kompjuterike dhe Master ne te gjitha drejtimet, në të gjitha kampuset e UNI- Universum të aplikojnë për shkëmbim semestral.

Informata mbi shkëmbimin

  • Shkëmbim i studentëve për studime semestrale
  • Periudha e studimeve: Semestri dimeror/ pranveror
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
  • Kompensim mujor: 850 euro
  • Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 275 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim:

  • Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
  • Nota mesatare të paktën 7.5

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B2 ose C1
  • Transkripta e notave në Gjuhë Angleze
  • Kopje e pasaportës
  • 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
  • CV në Gjuhë Angleze
  • Letër Motivimi në Gjuhë Angleze

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku:  https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Të gjitha informatat e detajuara rreth aplikimit, procedurave, përvojave të studentëve, kliko KETU (obligative).

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 10 SHTATOR!

Për çdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyrën Ndërkombetare.Është kenaqesi e jona të ju ndihmojme ne transformim të jetës përmes studimeve jashtë vendit.

#TransformoJeten #StudioJashteVendit #UniversumEshteNderkombetar

Na ndiqni ne Facebook Instagram