Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për 6 bursa për shkëmbim studentor në “Schmalkalden University of Applied Sciences” në Gjermani, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ KA171.

Studio ne Gjermani UNI Biznes dhe Shkenca Kompjuterike
Blog

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për 6 bursa për shkëmbim studentor në “Schmalkalden University of Applied Sciences” në Gjermani, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ KA171.

Ftojmë studentët e Biznes Menaxhment dhe Shkenca Kompjuterike në të gjitha kampuset e UNI- Universum të aplikojnë për shkëmbim semestral.

Informata mbi shkëmbimin

  • Shkëmbim i studentëve për studime semestrale
  • Periudha e studimeve: Semestri pranveror
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
  • Kompensim mujor: 850 euro
  • Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 275 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim:

  • Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
  • Nota mesatare të paktën 7.5

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1 ose B2
  • Transkipta e notave në Gjuhë Angleze
  • Kopje e pasaportës
  • 1 fotografi

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku:  https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Të gjitha informatat e detajuara rreth aplikimit, procedurave, përvojave të studentëve, kliko KETU (obligative).

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 10 TETOR!

Për çdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyrën Ndërkombetare.Është kenaqesi e jona të ju ndihmojme ne transformim të jetës përmes studimeve jashtë vendit.

#TransformoJeten #StudioJashteVendit #UniversumEshteNderkombetar

Na ndiqni ne Facebook Instagram