Mediana studente e diplomuar në Departamentin e Fizioterapisë shprehet për rrugëtimin e suksesshëm në UNI – Universum International College

Studente e Fizioterapisë
Lajme

Mediana studente e diplomuar në Departamentin e Fizioterapisë shprehet për rrugëtimin e suksesshëm në UNI – Universum International College

Mediana, një nga studentet e Departamentit FizioterapiUni-Universum International College, ka shprehur gëzimin dhe krenarinë për përfundimin e suksesshëm të rrugëtimit të saj të arsimit të lartë.

“Sot, këtu po e përmbyllim një kapitull të hapur tri vite më parë, me qëllim të arritjes së aspiratave dhe qëllimeve për të arritur një profesionalizëm të lartë në fusha mjekësore, siç është Fizioterapia,” tha Mediana.

 

Uni-Universum International College funksionon në bashkëpunim me Arizona State University dhe është një institucion që ofron diploma të dyfishta ndërkombëtare nga universitete të ndryshme partnere, duke synuar të ndërtojë një brez të dytë të studentëve me kompetenca dhe njohuri të forta në nivel global.

Bashkëpunimi me Arizona State University ka ndihmuar në rritjen e nivelit të arsimit dhe në përgatitjen e studentëve për sfidat e botës moderne.

 

“Rrugëtimi im në Uni-Universum International College ishte i mbushur me nder dhe kënaqësi. Është një privilegj të kem qenë pjesë e këtij kolegji, ku pata mundësinë të zhvilloja dhe të përmirësoja aftësitë e mia në fushën e fizioterapisë,” shtoi Mediana.

 

Diplomat e fuqizuara nga Arizona State University simbolizojnë angazhimin e përbashkët të UNI-të dhe ASU-së për ofrimin e një arsimi të lartë cilësor dhe për përgatitjen e studentëve për t’u bërë pjesë e fuqisë punëtore globale në mjekësi dhe shëndetësi.

Uni-Universum International College vazhdon të mbetet një udhëheqës në fushën e arsimit të lartë, duke u përkushtuar për përmirësimin e shkollimit dhe për kontributin ndaj zhvillimit të shoqërisë dhe inovacionit në nivel ndërkombëtar.

Bëhu edhe ti UNIKE si Mediana dhe eja në UNI!

Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

Ndiqni videon e plotë në linkun e mëposhtëm:
https://www.youtube.com/watch?v=Dhd7YOY7Fo4