Nuk mjafton të dini programim, duhet të keni diplomë sepse rreziku po afron

Nuk mjafton të dini programim, duhet të keni diplomë sepse rreziku po afron
Lajme

Nuk mjafton të dini programim, duhet të keni diplomë sepse rreziku po afron

Pandemia COVID-19 shfaqi nevojën e domosdoshme që në të gjitha kompanitë të ketë staf i cii vjen nga fusha e Teknologjisë Informative, për të programuar dhe për të sistemuar gjithçka online.

Mirëpo, kthimi në normalitet në gjithë botën po tregon se ata që janë punësuar vetëm “për të kryer punë” nuk e kanë edhe larg. Në një artikull të prestigjiozes The Wall Street Journal, thuhet se të gjitha kompanitë e mëdha po presin rastin e parë që të heqin nga puna të pakualifikuarit dhe ata që kanë qenë improvizim në pozita që lidhen me Teknologjinë Informative.

Kjo nuk do të thotë direkt që po ulet nevoja për tregun e punëtorëve me aftësi të larta në fushën e teknologjisë. Gjithmonë, sipas të të njëjtit artikull, gati një e treta e të gjitha rekrutimeve për punë teknologjike në qershor ishin për zhvilluesit dhe inxhinierët e softuerit, sipas CompTIA. Në anën tjetër, Microsoft do të ngrisë numrin e të punësuarve gjatë pjesës së mbetur të vitit dhe vitit tjetër në vijim.

Duke parë këtë ritëm, në Kosovë qëndron e njëjta situatë. Shumë prej kompanive çdo ditë kërkojnë punëtorë, pasi tregu i “outsource” ka kapur nivele shumë të larta se nevoja për ta është e madhe.

Kolegji Universum është një nga institucionet arsimore të larta që ka nxjerrë shumë kuadro të fushës së Teknologjisë Informative. Ata së fundmi kanë caktuar drejtor akademik për Shkenca Kompjuterike, një prej ekspertëve më të njohur në Turqi, Prof. Selim Temizer, i cili ka doktoruar në Massachusetts Institute of Technology (MIT), universiteti më i mirë në botë për Shkenca Lompjuterike dhe një nga 5 universitetet më të mira përgjithësisht në botë.

Dërgoni veten apo fëmijën tuaj të studiojë në Kolegjin UNIVERSUM për të pasë një karrierë pa dyshime: https://universum-ks.org/sq/apliko/.

Leave your thought here

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *