UNI / Zyra Ndërkombëtare / Erasmus+ Incoming

Studentët ndërkombëtarë Erasmus+ në UNI

Studio një semestër në UNI dhe përjeto jetën studentore në Kosovë.

Apliko për një semestër në UNI

Një semestër në UNI

Pse të studioni në Kosovë?

Studio një semestër në UNI–Universum International College, fuqizuar nga Arizona State University, dhe ndërto të ardhmen tënde me edukim amerikan në Kosovë, me kosto të përballueshme.

  • Ndër vendet me perceptim të lartë të sigurisë në Evropë
  • Jetesë e përballueshme
  • Ambient miqësor për studentë
  • Qasje e lehtë për udhëtim në Evropë
Francesco tregon përvojën e tij në UNI

Përvoja e Francesco-s

Shiko videon

01 / Para se të aplikosh

Kriteret e pranimit

Dokumentet për aplikim

  • Formulari i aplikimit online
  • Kopja e pasaportës ose e kartës së identitetit
  • Transkripti i notave (Transcript of Records)
  • Marrëveshja e studimit (Learning Agreement)
  • Dëshmia e njohjes së gjuhës angleze
Apliko për një semestër në UNI

Certifikimi i gjuhës angleze

Pranohen rezultatet e TOEFL ose IELTS, ose certifikata Anglia Examination në nivelin A2. Nëse zgjedh Anglia Examination, UNI të ofron testimin dhe të ndihmon gjatë regjistrimit.

Më shumë për Anglia Examination

02 / Studimet në UNI

Informata akademike

Lëndët dhe kreditë

30 ECTSmaksimumi për semestër
  • Kontrollo minimumin e kërkuar nga universiteti yt amë.
  • Gjuhët e mësimit janë shqipja, turqishtja dhe anglishtja. Konfirmo gjuhën për secilën lëndë.
  • Departamentet akademike publikojnë oraret.
Shiko programet

Sistemi i vlerësimit

Sistemi i vlerësimit
RezultatiPërshkrimiNotaShkalla
90–100%Shkëlqyeshëm10A
80–89%Shumë mirë9B
70–79%Mirë8C
60–69%Mjaftueshëm7D
45–59%Kalohet6E
0–44%Nuk kalohet5F

03 / Planifiko udhëtimin

Informata të rëndësishme para se të vini

Kontrollo dokumentet e udhëtimit, organizo akomodimin dhe planifiko buxhetin mujor.

Viza dhe dokumentet e udhëtimit

Para nisjes, pyet ambasadën ose konsullatën nëse të duhet vizë D për studime. Përgatit pasaportën dhe letrën e pranimit nga UNI. Për formularin, tarifat dhe listën e dokumenteve sipas rastit tënd, përdor udhëzimin konsullor për vizën D.

Udhëzimi konsullor për vizën D

Akomodimi për studentë

Studentët zakonisht marrin banesë me qira në Prishtinë. Zyra Ndërkombëtare mund të të orientojë gjatë kërkimit. Qiraja orientuese është €150–350 në muaj, në varësi të madhësisë, lokacionit dhe kushteve të banesës.

Udhëzuesi i akomodimit

Si të mbërrish në Kosovë

Aeroporti
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (PRN) ndodhet rreth 17 km nga qendra. Mund të udhëtosh edhe përmes Shkupit ose Tiranës.
Autobusët
Linjat vendore dhe ndërkombëtare lidhin Prishtinën me qytete të rajonit dhe të Evropës.
Transporti urban
Linjat urbane lidhin stacionin e autobusëve me zona të ndryshme të Prishtinës.
Transporti për kampus
Shërbimi për studentë niset nga Rrethi i Flamurit.
Shiko pikën e nisjes në hartë

Kostoja e jetesës

Shuma orientuese për planifikimin e buxhetit.

Kostoja e jetesës
ShpenzimiKostoja orientuese
Banesë me një dhomë gjumi në qendër€200–350 / muaj
Energjia elektrike, uji, interneti dhe ngrohja€100–150 / muaj
Ushqimi dhe nevojat ditore€150–300 / muaj
Transporti publik€0.80–1 / udhëtim ose €13–20 / muaj

04 / Orientimi

Hapat e parë pas mbërritjes

01

Leja e përkohshme e qëndrimit

Kontrollo procedurën për qëndrim me qëllim studimi. Zyra Ndërkombëtare mund të të orientojë për dëshminë e regjistrimit nga UNI. Konfirmo listën e dokumenteve dhe vendin e aplikimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ministria e Punëve të Brendshme
02

Regjistrimi në Canvas LMS

Në fund të faqes së UNI-t, zgjidh Sign In → LMS Canvas dhe përdor kredencialet e tua. Në Canvas gjen materialet, njoftimet, detyrat, kuizet dhe testet e lëndëve.

Hap LMS Canvas
03

Transporti për në kampus

Transporti për studentë niset nga Rrethi i Flamurit drejt UNI-t. Pyet zyrën për orarin.

Hap hartën

05 / Përvojat studentore

Një semestër nga afër

Zyra Ndërkombëtare

Kontakto zyrën

AdresaRr. Hasan Prishtina 1,1, Konjuh, 14000, Kosovë

Pranë Prishtina Mall