fbpx
Zbardhim i dhembeve

“Pastërtia është gjysma e shëndetit”, andaj çdo lloj higjene është tejet e rëndësishme e sidomos higjena dentare. Si një profesion i ri që është duke u përhapur rreth botës, higjena dentare synon parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve orale. 

Njëra nga arsyet pse ju duhet të studioni Higjenë Dentare është rritja e kërkesave për higjenist dentar në tregun e punës, sepse është një profesion që po rritet çdo ditë e më shumë.

Me këtë drejtim do i siguroni vetes tuaj pagë shumë të mirë, mund të keni një orar shumë fleksibil madje mundeni edhe të hapni ordinancën tuaj dhe sigurisht do të ndihmoni të tjerët që të kujdesen për shëndetin e tyre. 

Nga i gjithë Ballkani Perëndimor, “Kolegji Universum” është i vetmi institucion arsimor që ofron program të plotë Bachelor në Higjenë dhe Estetikë Dentare. 

Nga studimet në Universum mund të dilni si higjenist dentar, edukator të shëndetit oral, administrator të kujdesit shëndetësor, hulumtues të fushës. Detyrat e përditshme të një higjenisti dentar përfshijnë pastrimin dhe zbardhimin e dhëmbëve, marrjen e rrezeve X dentare, etj. Ata të cilët studiojnë Higjenen Dentare, trajnohen posaqërisht për parandalimin e sëmundjeve orale. 

Përveç kësaj, programi do t’i aftësojë studentët të fitojnë aftësi bazike dhe të përparuara, ata do jenë të gatshëm të përfshihen edhe në ekipe të plota mjekësore. 

Sipas ekspertëve, shëndeti oral është i lidhur me shëndetin e përgjithshëm të njeriut, si sëmundjet kardiovaskulare, pneumonia dhe diabeti, andaj si rezultat ju si higjenist i ardhshëm dentar, jo vetëm do ndihmoni pacientët tuaj me shëndetin oral por edhe me shëndetin në tërsi. 

Higjenisti Dentar është një profesion i ri në Kosovë dhe kërkesa për këtë profesion do të rritet gjithnjë më shumë.

Kape tregun dhe studio profesionin e të ardhmes! 

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni  Kolegjin Universum  në  facebook  &  instagram.