Cili ishte produkti i vetëm që Kosova e eksportoi në Rusi?
May 3, 2023 2023-05-03 20:55Cili ishte produkti i vetëm që Kosova e eksportoi në Rusi?
Pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe Rusi, shumica e shteteve i vënë sanksione Rusisë. Ndër këto shtete ishte edhe Kosova, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, i vetmi produkt që Kosova ka eksportuar drejtë Rusisë ishin fustanet e dizajnerëve tanë.
Pra eksporti i fustanëve, si produkt i vetëm, drejt Rusisë tregon se puna e dizajnerëve kosovarë kalon në dimension tjetër. As gjykimi negativ që Rusia ka ndaj Kosovës në secilin rast, nuk i ka ndaluar ata që të blejnë produktet kosovare.
Pra mundësitë e shitjes së dizajneve jashtë vendit janë të mëdha. Dizajneret kosovar nuk po varen vetëm nga tregu vendor.
Programi i Dizajnit të Modes në Kolegjin Universum iu siguron studentëve një sërë burimesh dhe shërbimesh për të mbështetur mësimin dhe kërkimin e tyre, praktika për studentët e Dizajnit fillon qysh në vitin e parë në laboratoret dhe atelien inovative të kampusit ndërsa në vitin e dytë studentët e vazhdojnë zhvillimin profesional në kompanitë partnere të Kolegjit Universum, duke mësuar kështu nga ekspertët, dhe përvoja e tyre në fushën e dizajnit.
Përveq studimeve dhe praktikes profesionale, studentët e Dizajnit të Modes në Kolegjin Universum çdo vit prezantojnë koleksionet e tyre në Prishtina Fashion Night. Duke prodhuar një koleksion të rrobave të modës, sintetizuar kërkimin dhe hartimin në vizatimet e punës, rezultatet përfundimtare, studentët ndjekin ciklin e plotë të modelimit dhe prodhimit të modës.
Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Universum College në facebook & instagram.