Mbahet Konferenca “1st International Youth Conference on Social and Economic Studies”e organizuar nga UNI dhe UAG University në Meksikë
May 16, 2024 2024-05-16 14:30Mbahet Konferenca “1st International Youth Conference on Social and Economic Studies”e organizuar nga UNI dhe UAG University në Meksikë
Mbahet Konferenca “1st International Youth Conference on Social and Economic Studies”e organizuar nga UNI dhe UAG University në Meksikë
UNI – Universum International College në bashkëpunim me Universidad Autónoma de Guadalajara (Mexico) organizojnë Konferencën e parë Ndërkombëtare rinore për studimet Sociale dhe Ekonomike. Objektivi themelor i kësaj konference për studentët ishte rreth prezantimit të koncepteve dhe politikave inovatore për ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit. Këto ide do të kenë një ndikim të dyfishtë, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik kombëtar, por edhe në përcaktimin e së ardhmes sonë kolektive në Tokë.
Përgjatë dy ditëve, në UNI-Universum International College, pika kryesore e prezentimeve ishte:
- Sfidat e Zhvillimit Ekonomik të Qëndrueshëm në epokën e Inteligjencës Artificiale: Rritja Ekonomike, Pabarazia dhe Varfëria, si dhe
- Shëndeti Publik dhe Produktiviteti Ekonomik.
Vlen të theksohet se kjo konferencë ishtë multi-disiplinore, gjë që e bëri të jetë e hapur për shumë studentë, nga disa drejtime. Kjo konferencë bashkoi studiues, shkencëtarë dhe studentë për të shkëmbyer përvojat e tyre, ide të reja dhe rezultate kërkimore për të gjitha aspektet e çështjeve sociale, ekonomike, ligjore, teknologjike dhe shëndetësore të cilat janë aktuale në botën e sotme.
Mario Calvo ishte njëri prej folsëve, student senior ASU-së në Inxhinieri Meksikane dhe Fitues i cmimit Mensch në ASU Barret Honors 2024. Ai foli për qasjen inovative për paisjet arsimore me kosto të ulët.
Kjo konferencë vjen si rezultat i partneritetit mes UNI-Universum International College dhe rrjetit të universiteteve partnere të Arizona State University.
Për rëndësinë e kërkimeve studimore dhe për t’i përshendetur të gjithë pjesëmarrësit e kësaj konference, fjalim mbajti edhe Agueda Benito, Zëvendës-Presidentja Akademike e Cintana-së.
Ndërkaq profesori nga UNI, z. Riaz Agahi, si koordinator i hulumutimeve, monitoroj konferencën përgjatë dy ditëve.
Bëhu edhe ti pjesë e përvojave të tilla studimore hulumtuese, Krijo suksesin tënd, me 𝐞𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 sepse Ti je Unik. Për më shumë info. kliko LINK.
UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.
Për më shumë informata, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook and Instagram.