Studentët e UNI – Universum International College po vazhdojnë të certifikohen direkt nga Arizona State University

INOVATIONS
News

Studentët e UNI – Universum International College po vazhdojnë të certifikohen direkt nga Arizona State University

Në kuadër të 1962 studentëve që kanë ndjekur kursin për inovacion të ofruar nga Arizona State University, janë certifikuar edhe një pjesë tjetër e studentëve të UNI – Universum International College ku mësuan më shumë se çfarë do të thotë të jesh inovativ ne këtë shekull, si ndikon inovacioni në shoqërinë tonë, si zgjerohet inovacioni përtej disiplinave dhe mënyrat për të praktikuar inovacionin në jetën e tyre.

Studentët e UNI kanë qasje direkte në të gjitha materialet e Arizona State University dhe ndjekin lëndë së bashku me studentët e Arizona State University. Këta studentë kanë mundësinë për diplomë të dyfishtë, mundësi studimi jashtë vendit dhe një mori përfitimesh të tjera të dizajnuara për të pasuruar udhëtimin e tyre akademik dhe përvojën studentore.

About Arizona State University and UNI – Universum International College, inovacioni nuk është vetëm një fjalë; është një mentalitet, një përkushtim për të sfiduar status quo-në dhe një përkushtim për të gjetur zgjidhje kreative për problemet komplekse. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, studentët nuk po fitojnë vetëm një certifikim; ata po fitojnë mjetet për të bërë një ndikim domethënës në botë, duke mishëruar shpirtin ambicioz dhe vizionar të Arizona State University.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook and Instagram.