UNI – Universum International College nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me BCS Academy për transferimin e studentave

UNI - Universum International College nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me BCS Academy për transferimin e studentave
News

UNI – Universum International College nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me BCS Academy për transferimin e studentave

UNI – Universum International College sjellë edhe një bashkëpunim me BCS Academy që synon të pasuroj rrugëtimin akademik të studentëve. Ky partneritet u ofron të gjithë studentëve që kanë përfunduar dy vitet e tyre të studimeve në BCS Academy, mund të vazhdojnë studimet e tyre në vitin e tretë në UNI – Universum International College. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, studentët që kalojnë nga BCS Academy në UNI – Universum International College, mund të presin një integrim të thjeshtë në programet e fuqizuara nga Arizona State University

Kjo mundësi e shkëlqyer lejon që studentët që bëhen pjesë e UNI – Universum International College dhe të kenë qasje në një gamë më të gjerë burimesh akademike, ekspertizë dhe perspektiva globale, të mundësuara nga partneriteti i ngushtë me Arizona State University. Duke shfrytëzuar forcat e këtyre dy institucioneve, studentët do të kenë mundësinë të hulumtojnë më thellë në fushat e tyre të zgjedhura të studimit, duke përfituar nga mundësitë e shumëta për hulumtim nga Arizona State University, qasje ndërdiciplinore dhe kurrikula të avancuara. Ky zhvillim akademik hap dyer për një varg mundësishë, duke fuqizuar studentët për të ndjekur aspiratat e tyre profesionale.

Bashkëpunimi në mes UNI – Universum International College dhe BCS Academy ilustron fuqinë e partneriteteve në avancimin e arsimit. Duke kombinuar burimet, ekspertizën dhe mundësitë, të dy institucionet janë të përkushtuara në rritjen intelektuale dhe suksesin e studentëve të tyre. Ky përpjekje bashkëpunuese jo vetëm që forcon studentët për të bërë një impakt të rëndësishëm në fushat e tyre të zgjedhura, të pajisur me aftësitë, njohuritë dhe perspektivën globale për të bërë ndryshime të rëndësishme në të ardhmen.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata,  kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook and Instagram.