Mblidhen para për fëmijët me leukemi që po trajtohen në QKUK
22 Dhjetor, 2023 2023-12-22 9:59Mblidhen para për fëmijët me leukemi që po trajtohen në QKUK
UNI – Universum International College organizoi Charity Gala Night, një ngjarje spektakulare që synon të mbledhë fonde në një mbrëmje bamirësie të veçantë në bashkëpunim me Cure2Children. Gala e Bamirësisë ishte një sukses, duke bashkuar njerëz eminent nga industri të ndryshme, por tejet mbështetës në nismën për të kontribuar në luftën kundër leukemisë tek fëmijët në Onkologji.
Gala e Bamirësisë u zhvillua si një mbrëmje elegante, duke ofruar një shumëllojshmëri aktivitetesh dhe momente frymëzuese. Gala filloi me një përshëndetje të ngrohtë nga rektorja e UNI-t, Prof. Asoc. Shqipe Gërguri Rashiti që vendosi tonin për një natë të paharrueshme.
Gjatë kësaj nate, u organizua edhe një Ankand i Bamirësë ku u shitën disa artikuj me vlerë, duke përfshirë një top të nënshkruar nga Giani de Biasi, një skulpturë artistike dhe disa piktura ekskluzive të cilat shfaqeshin për herë të parë në këtë Ankand. Ky aktivitet, i kurorëzuar me kujdes, nxiti emocione dhe vuri në pah rëndësinë e mbështetjes së fëmijëve që luftojnë me leukeminë.
Një moment tjetër i mbrëmjes ishte prania e mysafirit të nderuar, Giani de Biasi. Trajneri i njohur i futbollit dhe filantropi ndau mendimet e tij mbi fuqinë e veprimit kolektiv në bërjen e një ndikimi pozitiv në shoqëri. Fjalimi i tij poashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe mëshirës përballë sfidave.
UNI – Universum International College mbetet i përkushtuar për vlerat themelore të përgjegjësisë sociale. Suksesi i jashtëzakonshëm i Natës për Bamirësi shërben si dëshmi për përkushtimin e UNI ndaj impaktit pozitiv përtej fushës akademike.
UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, universiteti më i madh publik në SHBA.
Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.