Partneri strategjik i UNI- Universum International College, Arizona State University zgjedhet përsëri nr #1 lider global për arsim të lartë.

nr1-770x400
Lajme

Partneri strategjik i UNI- Universum International College, Arizona State University zgjedhet përsëri nr #1 lider global për arsim të lartë.

Si dëshmi e përkushtimit të Arizona State University ndaj inovacionit dhe përsosmërisë akademike, Arizona State University ka siguruar përsëri pozicionin e tij si lider global për arsim të lartë. Times Higher Education, një autoritet i njohur për vlerësimin e universiteteve, ka vlerësuar ASU-në duke e renditur atë nr #1 në Shtetet e Bashkuara dhe të gjashtin në botë për avancimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë ndikimin global mbi varfërinë dhe urinë, zhvillimin e zgjidhjeve për ujë të pastër dhe energji dhe promovimin e barazisë gjinore.

Si partner strategjik i ASU-së, UNI- Universum International College qëndron në krye të ekselencës dhe inovacionit akademik. Ky vlerësim rezonon thellë ndaj përkushtimit tonë të përbashkët me Arizona State University dhe shërben si burim inspirimi për të gjithë komunitetin tonë. Për më tepër, kjo njohje e vërteton partneritetin dhe përpjekjet tona për t’ju ofruar studentëve një përvojë edukative dhe transformative.

Ndërsa festojmë arritjen e shkëlqyer të ASU-së, kujtojmë mundësitë që presin përpara UNI-në dhe studentët tanë. UNI- Universum International College është krenar që bashkëpunon me një universitet që nxit dhe vlerëson inovacionin dhe pranon ndryshimin si një katalizator për formësimin e trajektores së liderëve të ardhshëm.

Përmes bashkëpunimit me ASU-në, ne ofrojmë edukim të standardit të lartë amerikan, diploma të dyfishta ndërkombëtare dhe qasje në kurrikulën e Arizona State University. Për më tepër, përmes planit strategjik, UNI- Universum International College ofron trajnime akademike dhe jetësore një-në-një, duke i vendosur studentët tanë dhe të mësuarit në qendër në një mjedis inovativ që nxit kreativitetin, kërkimin, punën ekipore, inovacionin dhe mendësitë sipërmarrëse, ne do të vazhdojmë të fuqizojmë dhe të mbështetim studentët tanë që të bëhen qytetarë të mirë, udhëheqës të suksesshëm, me mendje të hapur që të lulëzojnë në Revolucionin 4.0, epokën dixhitale dhe të globalizuar.

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.