Përfshirja në aktivitetet ekstrakurrikulare

81D82ED3AD93403AB848A34525C7ED6E
Lajme

Përfshirja në aktivitetet ekstrakurrikulare

Zbulimi dhe kuptimi i faktorëve që kontribuojnë në suksesin e studentëve tanë është një nga interesat tona më të mëdha.

Hulumtimet tregojnë se pjesëmarrja në aktivitetet ekstrakurrikulare lidhet pozitivisht me zhvillimin e studentëve si në aspektin akademik ashtu edhe personal.

Studentët që marrin pjesë në aktivitetet ekstrakurrikulare kanë sukses më të madh akademik, zhvillim më të madh të karakterit, veçanërisht në fushat e menaxhimit të kohës dhe aftësive drejtuese, e sociale.

Përfshirja në këto aktivitete është shumë e rëndësishme edhe për zhvillimin social të studentëve tanë. Aktivitetet grupore ndërtojnë aftësitë e punës në grup dhe zhvillimin komunikimit, të cilat mundësojnë ndërtimin e një karriere të sukseshme.

Kolegji Universum vazhdon të jetë vatër e aktiviteteve akademike dhe atraktive dhe vazhdimisht synon që aktivitetet e tilla të jenë primare për institucionin.

Së fundmi Kolegji Universum ka krijuar edhe bordin studentor me qëllim të gjithëpërfshirjes së studentëve në aktivitetet e shumta që Universum organizon në vazhdimësi.

Për më shumë informata rreth nesh kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

Leave your thought here

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *