Storie Suksesi: Studentët e UNI – Universum International College krijojnë platformën e parë për “Freelancing” në Kosovë

Freelanceri, UNI, ASU, Universum International College, success story, storje suksesi
Lajme

Storie Suksesi: Studentët e UNI – Universum International College krijojnë platformën e parë për “Freelancing” në Kosovë

Studenti i UNI – Universum International College, Kujtim Gjokaj, student i vitit të tretë në inxhinieri softuerike ka ndërmarrë një iniciativë që ta fuqizoj komunitetin vendor për të krijuar mundësi për punë të pavarura. Ai është një student që jo vetëm shquhet për suksesin e tij akademik në UNI, por gjithashtu ka marrë hapin e guximshëm për të krijuar Freelanceri, platformën e parë të punës së pavarur në Kosovë. Me një pasion për teknologjinë dhe ndërmarrësinë, Kujtim zgjodhi të krijoj një platformë që përshtatet ekzaktësisht me aspiratat e tij. UNI – Universum International College, i njohur për të nxitur një mjedis akademik, inovativ dhe dinamik, ofroi mundësinë ideale për të zhvilluar shkathtësitë e tij dhe për të kthyer ëndrrat e tij sipërmarrëse në realitet.

Platforma Freelanceri mundëson që ju të jeni udhëheqësi i punës suaj. Ju vendosni kur dhe ku të punoni, duke ju dhënë liri dhe mundësi për të ndjekur pasionet dhe jetuar sipas dëshirave të tua. Në vend të orareve të caktuara, ju bëni orarin tuaj. Mundësia për të punuar në mjedisin personal, sipas preferencave të tua, bën që puna të jetë më e këndshme dhe produktive.

Përkushtimi i UNI – Universum International College ndaj nxitjes së një shpirti ndërmarrës dhe zhvillimit të inovacionit, ka luajtur një rol kyç në formësimin e Kujtimit dhe në ecurinë e tij për të marrë iniciativa për t’i arritur synimet e tij. Për tepër, Freelanceri do të kontribuoj në rritjen e ekonomisë digjitale të Kosovës duke krijuar një mjedis përshtatshëm për punën nga distanca. Në një botë ku bashkëpunimi nga larg është gjithnjë e më i përhapur, Freelanceri do ta pozicionoj Kosovën si një qendër për punëtorët e pavarur të aftë që mund të konkurrojnë në një nivel ndërkombëtar. 

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.