UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

SDG-Universum-Impact-Ranking
Lajme

UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Ne jemi të lumtur të ju njoftojmë se UNI-Universum International College është renditur në Times Higher Education Impact Rankings 2023, së bashku me 2,152 universitete nga 125 vende.

Platforma Times Higher Education (THE) publikon çdo vit listën e renditjes së universiteteve më të mira në mbarë botën, e këtë vit në listën konkurruese është vendosur edhe UNI-Universum International College si institucion i arsimit të lartë, në garë me universitetet më prestigjioze në botë.

Tabela vlerëson universitetet bazuar në kontributin e tyre në (SDGs) – Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Vlerësimi bëhët në bazë të metodologjisë së tyrë e cila përfshin 18- të tregues të performancës që matin përformancën e një institucioni në pesë fusha: mësimdhënie, mjedis kërkimor, cilësi të hulumtimit, industri dhe perspektivë ndërkombëtare.

Në këtë ligë botërore, universiteti ynë konkurron me 4 shtylla të rëndësishme sic janë: Mirëqenia dhe Qëndrushmëria, Cilësia e Edukimit, Barazia Gjinore dhe Partneriteti. Këto objektiva tregojnë angazhimin e UNI-të për të integruar një qasje inovative dhe për të adresuar sfidat më urgjente duke përfshirë qëndrueshmërinë mjedisore, përfshirjen sociale, rritjen ekonomike dhe partneritetet.

Të qenurit pjesë e kësaj lige është një arritje e rëndësishme dhe një dëshmi e bashkëpunimit mes UNI- Universum International College dhe Arizona State University në sjelljen e e një standardi më të lartë për arsimin e lartë në Kosovë dhe më tej.

Një njohje e tillë shërben si kujtesë që tregon rrugëtimin e përkushtimit tonë kolektiv drejt përsosmërisë arsimore dhe për potencialin e pakufishëm për #inovacion.

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.