Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp, mbanë ligjëratë publike në UNI – Universum International College

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp, mbanë ligjëratë publike në UNI - Universum International College
News

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp, mbanë ligjëratë publike në UNI – Universum International College

UNI – Universum International College organizon ligjëratën publike dhe panel diskutimi me Dr. Nevenka Tromp, hulumtuese në Tribulanin e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi dhe Profesoreshë e Asociuar në Universitetin e Amsterdamit. Ngjarja është e planifikuar të mbahet, më 16 Shkurt 2024, duke filluar në ora 11:00, në kampusin e UNI dhe premton të thellohet në çështjet kritike lidhur me “Drejtësinë pas tranzicionit dhe luftën e Kosovës.”

Në këtë tryezë diskutimi, Dr. Nevenka Tromp do të vë në pah, në një kuptim më të gjerë, ngjarjet vendimtare për Kosovën, duke vënë në fokus luftën në Kosovë, dhe ndërlikimet e drejtësisë ndërkombëtare. Duke u mbështetur në përvojën e saj të gjërë kërkimore dhe shkencore, Dr. Tromp premton të zbërthej këto tema komplekse. Me një qasje ndërdisciplinore, ligjëratën e saj synon të ofrojë pjesëmarrësve njohuri në dimensionet politike, shoqërore dhe ligjore të këtyre konflikteve, duke nxitur një kuptim më të thellë të tyre në shoqërinë bashkëkohore.

Ngjarja është e hapur edhe për publikun e gjerë, #Konfirmoni pjesëmarrjen këtu: https://shorturl.at/gtNQ7

Ligjërata dëshmon përkushtimin e UNI-së për të nxitur diskutime akademike në lidhje me ngjarjet historike të rëndësishme për Kosovën dhe për të promovuar njohuritë mbi ndikimin e tyre në shoqërinë moderne. Si një institucion lider arsimor në Kosovë, UNI është krenar që organizon këtë diskutim frymëzues, duke ofruar studentëve, akademikëve dhe publikut një mundësi unike për të angazhuar me hulumtime dhe studime të nivelit të lartë.

Si Profesoreshë e Asociuar në Universitetin e Amsterdamit, Dr. Tromp ka kushtuar karrierën e saj për të shqyrtuar ngjarje historike dhe implikimet e tyre. Dr. Nevenka Tromp, një akademike e dalluar, ka marrë doktoraturën e saj në Universitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e Departamentit të Studimeve Evropiane. Kontributet e saj vazhduan ndërsa shërbeu si hulumtuese kryesore në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë nga viti 2000 deri në vitin 2012, me fokus në gjyqin e Slobodan Milošević.Arritjet akademike të Trompit përfshijnë fusha të ndryshme si Politika e Europës Lindore, Drejtësia Penale Ndërkombëtare dhe Drejtësia Tranzicionale, siç dëshmon përmes botimeve të saj të shumta duke përfshirë analizën e thellë në lidhje me Kosovën në librin “Gjykimi i papërfunduar i Slobodan Millosheviq”.

Nëse jeni student, hulumtues apo anëtar i interesuar i publikut, ju ftojmë të jeni pjesë e ligjëratës unike për të kuptuar më shumë rreth çështjeve të drejtësisë pas-tradicionale dhe luftën në Kosovë me Dr. Nevenka Tromp.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook and Instagram.