Studenti i Kolegjit Universum realizoi sfilatë mode në Lezhë të Shqipërisë
March 1, 2023 2024-02-16 15:13Studenti i Kolegjit Universum realizoi sfilatë mode në Lezhë të Shqipërisë
Sukseset e studentëve të Kolegjit Universum nuk kanë të ndalur. Kësaj radhe studenti i Programit Dizajn Mode në Kolegjin Universum Freskim Tahiri ka realizuar sfilaten e tij në Lezhe te Shqipërisë.
Freskimi realizoi një sfilatë me moton “Shprese për gratë”, ku sfiluan modele me veshjet të qepura nga gratë e zonës së Kallmetit. Me qëllim që t’i jap zë grave të kësaj zone që nuk kane mundësinë ta promovojnë punën e tyre, Freskimi iu mundësoi atyre që ta realizonin ëndrren e tyre ti shohin punimet e tyre në një event mode.
Ky event zgjoi interesim të madh tek mediat vendore dhe ato të Shqipërisë si Top Channel Albania & Tv Lezha, ImAlbania etj.
Departamenti i Dizajnit në Kolegjin Universum është i bazuar në projekte reale, ku studentët aplikojnë aftësitë e fituara nën udhëheqjen e profesionistëve të fushës.
Programi i Dizajnit në Kolegjin Universum inkorporon bootcamps intensive me ekspert të fushës, me qëllim të zhvillimit të aftësive të studentëve varësisht nga programi Mode, Grafik apo Interier. Qëllimi kryesor i programit është që bashkë me aftësitë kreative dhe kritike, studentët të aftësohen edhe në anën praktike.
Bëhu si Freskimi, studio në Kolegjin Universum dhe merr pjese në eventet më të mëdha të modes brenda dhe jashtë vendit. Apliko për informata https://universum-ks.org/sq/apliko/
Për më shumë informata rreth programit dhe studimeve në Kolegjin Universum kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.