Universum International College shpall regjistrimin për programet Master për vitin akademik 2024/2025

Programet Master ne UNI
News

Universum International College shpall regjistrimin për programet Master për vitin akademik 2024/2025

A jeni duke konsideruar të vazhdoni studimet tuaja duke aplikuar për një program master?

UNI – Universum International College, fuqizuar nga Arizona State University ka shpallur zyrtarisht konkurs për regjistrimin e studentëve në programe Master të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës (AKA) dhe e licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.

Si partner strategjik i Arizona State University, UNI krenohet me traditën e tij të pasur të nxitjes së inovacionit, të menduarit kritik dhe qytetarisë globale. Me strukturë akademike të pasur, perspektiva globale dhe mjedise të mësimit inovativ, Universum International College ofron një mundësi unike për studentë që kërkojnë arsim cilësor në fusha të cilat janë të kërkuara në treg.

Pse të zgjidhni UNI-Universum International College për Master Studies?

  1. Diploma të dyfishta ndërkombëtare në SHBA, Gjermani, Angli, Findlandë, Lituani, diploma të cilat ju sigurojnë një rrugëtim akademik të pasur me njohuri globale dhe mundësi të zgjeruara për karrierën tuaj.
  2. Edukim i klasit botëror, për shkak që UNI fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe nr. #1 për inovacion.
  3. Kurrikulë dhe lëndë direkte nga Thunderbird School of Management, planprogram i përshtatur me standarde globale.

Programet e Master zgjasin për 2 vite dhe përfshijnë 120 kredi. Nëse jeni të interesuar për programe dinamike dhe mundësi për zhvillimin e aftësive të nevojshme për sukses në karrierën tuaj të zgjedhur, Universum International College është zgjedhja e duhur për ju.

UNI – Universum International College ofron programet e mëposhtme të masterit:

 

Fillimi i një rrugëtimi akademik për studime master në UNI, fuqizuar nga Arizona State University, ju premton jo vetëm një rritje akademike, por edhe një përvojë unike dhe të pasur studentore.

Partneriteti i UNI-të me Arizona State University është i përfshirë në të gjithë përvojën studentore, duke filluar nga Kursi i Inovacionit, Master Class, Universiteti veror, Shkëmbime semestrale, Global signature Courses, Trajnime dhe punëtori, Lëndë nga Thunderbird School of Global Management, e deri tek Diplomat e dyfishta ndërkombëtare.

Andaj, zgjeroni mundësitë tuaja duke u regjistruar në UNI dhe do të keni mundësinë të bashkëpunoni me studentë nga e gjithë bota, duke e zgjeruar rrjetin tuaj global dhe duke ubërë pjesë e një mjedisi të pasur akademik dhe kulturor.

 

Regjistrohuni sot për të filluar rrugën tuaj drejt një të ardhme të fuqizuar!

 

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar here!

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook and Instagram.