Sebastian Monka, hulumtues në Bosch, flet për Inteligjencen artificiale në UNI – Universum International College

Sebastian Monka, hulumtues në Bosch, flet për Inteligjencen artificiale në UNI - Universum International College
News

Sebastian Monka, hulumtues në Bosch, flet për Inteligjencen artificiale në UNI – Universum International College

Si pjesë e angazhimit të UNI – Universum International College për të ofruar edukim ndërkombëtar, jemi të ngazëllyer të njoftojmë një ligjëratë ekskluzive për studentët e nivelit master në shkencën e të dhënave nga Dr. Sebastian Monka.

Ligjërata është planifikuar të mbahet për të gjithë studentët e nivelit master që po studiojnë shkencën e të dhënave në kuadër të lëndës Inteligjenca Artificiale. Tema që do ta ligjëroj Dr. Monka është Hyrje në Gjenerimin e Inteligjencës Artificiale.

Dr. Sebastian Monka është një hulumtues në Qendrën Bosch për Inteligjencën Artificiale (BCAI) në Renningen, Gjermani, ku ai ka kontribuar në teknologjinë më të fundit të inteligjencës artificiale. Përgatitja e tij e fortë akademike theksohet nga një doktoraturë në Knowledge Representation Learning nga Universiteti i Trierit dhe një Master në Shkenca Kompjuterike nga Instituti i Teknologjisë në Karlsruhe (KIT). Përvoja e tij praktike në këtë fushë u përforcua përmes punimeve të tij dhe tezës së doktoraturës me ndikim të fokusuar në “Të mësuarit e transferimit vizual duke përdorur grafikët e njohurive”, duke dëshmuar përkushtimin e tij për të avancuar inteligjencën artificiale përmes një kombinimi neuro-simbolik të machine learning dhe grafikës së njohurive.

Studentët mund të presin një thellim më të gjërë të parimeve themelore, aplikimeve dhe zhvillimeve potenciale të ardhshme në gjenerimin e inteligjencës artificiale. Dr. Monka do të ndajë eksperiencat e tij, shembuj real nga përvoja e tij, dhe do të angazhohet në një diskutim për të nxitur një kuptim më të detajuar të kësaj teknologjie dhe të ardhmen. Ky trajnim është një mundësi unike për studentët master të UNI – Universum International College për të zgjeruar njohuritë e tyre dhe për të krijuarlidhje me një lider në fushën e Inteligjences Artificiale.

Një muaj më parë, partneri strategjik i UNI – Universum International College, Arizona State University shpalli bashkëpunimin me OpenAI, kompaninë lidere për Inteligjence Artificiale që është e udhëhequr nga shqipëtarja, Mira Murati. Një nga rezultatet më kryesore të këtij bashkëpunimi është potenciali për të personalizuar procesin e mësimit për studentët. UNI – Universum International College është i përkushtuar ta përçoj të njejtën frymë inovative në Kosovë dhe rajon.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook and Instagram.