Pse është e rëndësishme të flasim për shëndetin mendor?
March 1, 2023 2023-03-06 13:07Pse është e rëndësishme të flasim për shëndetin mendor?
Të flasësh për shëndetin mendor do të të lejojë të shprehësh se si ndihesh me të vërtetë dhe u jep të tjerëve një shans për t’ju ndihmuar në kohët e vështira. Nëse po përjetoni ndonjë formë depresioni, ose nëse vazhdimisht përjetoni modele negative të mendimit, kërkimi i ndihmës apo vizita tek terapeuti do të ndihmojë në këtë proces. Ekspertët poashtu sugjerojnë që të mbështeteni tek të dashurit tuaj në kohë nevoje dhe t’i hapeni dikujt për sfidat tuaja me qështje të shëndetit mendor. Ju mund të flisni për problemet tuaja me një anëtar të besuar të familjes, mik, mentor ose terapeut.
Këshilla për të folur rreth shëndetit mendor
Të flasësh për shëndetin tënd është e rëndësishme, por për shumë persona mund të jetë e vështirë të flasin haptazi. Prandaj, këtu po i listojmë disa sugjerime të cilat mund të ju ndihmojnë:
- Shkruaj një letër nëse ke frikë të flasësh ballë për ballë
- Flisni me dikë që nuk ju njeh siç është një terapist ose psikolog nëse nuk ndiheni rehat të flisni me një të dashur.
- Filloni me ditar dhe pastaj kaloni në të folur
- Praktikoni të flisni në pasqyrë para se të flisni me dikë nëse jeni duke luftuar për ta bërë këtë
- Mos harroni se ju ndoshta do të ndjeni një ndjenjë të madhe lehtësimi pasi të flisni me dikë
- Mos harroni se nuk jeni vetëm
Si një komunitet ne duhet të bëjmë më shumë për të ndihmuar njëri tjetrin. Me rritjen e numrit të personave të prekur nga ankthi dhe depresioni, ne duhet të bashkohemi dhe të gjejmë mënyra pozitive për tu përfshirë në biseda që lidhen me shëndetit mendor.