Përvoja e studentëve të UNI me Arizona State University

Përvoja e studentëve të UNI me Arizona State University
Lajme

Përvoja e studentëve të UNI me Arizona State University

UNI- Universum International College fuqizohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe nr. #1 për inovacion, duke iu ofruar kështu studentëve arsimim të klasit botëror.

Në arsimin e lartë, një diplomë e njohur globalisht u ofron studentëve një rrugë unike drejt avancimit akademik dhe suksesit profesional. Për studentët e regjistruar në Universum International College dhe të gjithë studentët e ardhshëm të UNI-të, partneriteti me Arizona State University hap një portë për mundësi të llojllojshme në fusha të ndryshme studimi.

Pavarësisht nëse pasioni juaj qëndron te biznesi, teknologjia, shkencat sociale, shkencat mjekesore dhe artet, përpjekjet bashkëpunuese mes UNI dhe ASU sigurojnë që studentët të marrin një edukim gjithëpërfshirës që i përgatit ata për sfidat e së nesërmes.

Të studiuarit në UNI-Universum International College fuqizuar nga Arizona State University, përfshin këto përfitime të përmendura në vijim:

  • Kursi i Inovacionit Studentët kursin e ndjekin nga profesorë direkt nga Arizona State University dhe testohen me standarde amerikane. Studentët të cilët e kalojnë këtë kurs online me sukses pajisen me certifikatë


  • Master Class Seria e Master Class organizohet nga Arizona State University dhe nxjerr në pah risitë më të reja të bazuara në hulumtimet me ndikim dhe përfshinë ligjerata nga hulumtues, profesorë dhe ekspertë të industrive të ndryshme.


  • Mësimi i Gjuhës Angleze Në kuadër të partneritetit me Arizona State University, UNI – Universum International College ofron mësimin e gjuhës angleze direkt në Arizona State University, në SHBA.


  • Universiteti Veror Universiteti veror në ASU ju ofron studentëve mundësi për të marrë pjesë në seminare me tema si; të menduarit inovativ, ndërmarrësi dhe qëndrueshmëri për shekullin e 21-të dhe t’i vizitojnë atraksionet historike, kulturore të Arizonës.


  • Shkëmbime semestrale Studentët që vijojnë mësimin në UNI mund të studiojnë në një nga universitetet partnere të Arizona State University për një ose dy semestra.


  • Ligjërata me kurrikulë nga ASU Global Signature Courses janë pjesë e lëndëve të UNI të cilat ofrohen në modalitet të përzier me universitetet tjera partnere dhe janë të pasuruara me përmbajtje nga Arizona State University.


  • Shkollat verore Të gjithë studentët e UNI-të mund të marrin pjesë në shkollat verore afatshkurtra të ofruara nga universitetet partnere të Arizona State University.


  • Trajnime dhe Punëtori Studentët e UNI-të mund t’i ndjekin më shumë se 250 trajnime dhe punëtori në fusha të ndryshme, pa pagesë dhe me orar fleksibil/online.


Bëhu edhe ti UNIK dhe përfito nga mundësitë që ofron UNI!

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.